Lind fëmijën gjatë fluturimit në avion, pilotët bëjnë ulje emergjente për ngjarjen e veçantë
Një ngjarje e ëmbël është shënuar në linjën ajrore “Egypt Air”.
27-vjeçarja Kultumah Mohamed, e cila u nis në fluturim nga N’Djamena Në drejtim të Kajros së Egjipti, kuptoi se fëmijës që mbante në bark, i kishte ardhur momenti për të lindur. Ekuipazhi i linjës “Egypt Air”, tentoi të bënte ulje emergjence në Aswan, rreth 500 milje në jug të Kajros, por bebja erdhi në jetë para se të ulej. Për fat të mirë, në bordin e avionit ishte një studente mjekësie, e cila ndihmoi në ardhjen në jetë të fëmijës.
“Për çështjen u ndoqën të gjitha procedurat e sigurisë së pasagjerëve dhe në bashkëpunim me studenten e mjekësisë u realizua lindja në fluturim”, u shpreh kompania e aeroplanit në një deklaratë.
Disa foto emocionuese të shpërndara në rrjete sociale shfaqin, ekuipazhin dhe nënën e fëmijës me veshje mbrojtëse që mbanin të voglin e sapolindur në një batanije blu.