Jetoi në Shkup, zemrën e kishte tek vendlindja në Mateç
Nehat Jahiu, Orizare, 13.2. 2022
Mora lajmin e hidhur për vdekjen e mikut tim, poetit, shkrimtarit, publicistit , gazetarit Rrahim Ganiu.
Ai njihet si gazetar, redaktor shumëveçar i Radio Shkupit në gjuhën shqipe. Rraahim Ganiu ishte një krijues i njohur letrar.
Ai pas vete la një numër të madhë veprash të botuara në poezi dhe prozë. Rrahim Ganiu ka lindur në fshatin Mateç të komunës së Likovës.
Më vonë ai së bashku me familjen e tij do të migroj në Shkup ku edhe vdiq sot më
15 2. 2022.
Malli dhe dashuria asnjëherë nuk ju largua nga shpirti i tij për vendlindjen e tij Mateçin ku kishte kaluar fëmijërinë dhe rininë e tij.
Ai gjithnjë më pyeste për Mateçin, për Vuksanin, për Karadakun.
Poeti dhe shkrimtari tani i ndjerë z. Rrahim Ganiu gjithnjë ishte prezent në takimet letrare kudo që mbaheshin në trojet tona. Ishte shumë i afërtë me njerëzit.
Që nga sot miku im z. Rrahim Ganiu fizikisht nuk do të jesh mes nesh, por kujtimet për ty unë si mik i yty asnjëherë nuk do të i harrojë.
Për ju i nderuari z. Rrahim Ganiu shumë kam për të shkruar, por sot po e përfundojë duke e ngushlluar familjen e tuj.
Nga sot humbëm një mik shumë të mirë, një poet, një shkrimtar që gjeneratave të reja iu la shumë vepra.
Në fund lus Zotin që mikun dhe poetin Rrahim Ganiun të e shpërblejë me xhennet!