Fetai nga ASH: Kush i mbron përgjegjësit e “Besa Trans”, Llaskarcës, Tetovës, nëse jo mafia e LSDM-BDI?
Kush i mbron përgjegjësit e “Besa Trans”, Llaskarcës, Tetovës, nëse jo mafia e LSDM-BDI?”, ka pyetur përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai përmes një postimi në tuiter, përcjell INA.
Fetai vuri në dukje fajtorët për faktin se nuk ka përgjegjësi për 70 të vrarët në tragjeditë me autobusët e “Besa Trans” dhe “Durmo Tours”. si dhe spitalin modular për Covid në Tetovë.
“Pothuajse tre muaj nga tragjedia e Besa Trans në Bullgari. Gjashtë muaj nga tragjedia në Spitalin e Kovid në Tetovë.
Tre vjet nga tragjedia e “Durmo Tours” pranë Llaskarcës. Shtatëdhjetë jetë të humbura në rrethana çnjerëzore. Përgjegjësi zero.
“Kush po i mbron përgjegjësit, nëse jo mafia e LSDM/BDI?”, ka pyetur Fetai në Twitter.