Makina, shtëpi, banesë e ari dhe i “mbytur” në borxhe – Pasuria e Jeton Shaqirit
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, në bazë të pasurisë së deklaruar që nga koha kur ishte ministër i Shoqërisë Informatike, posedon tre makina, një Audi A6, një Citroen C1, një Golf 4 si dhe një furgon Ford Tranzit, shkruan Alsat.
Sipas listës anketuese të publikuar në ueb faqen e Komisionit antikorrupsion Shaqiri posedon edhe një shtëpi, një banesë prej 81 metra katror dhe një dyçan 80 metra katror.
Por kjo nuk është e tëra, Shaqiri ka deklaruar edhe pronë të paluajtshme, e cila është në emër të prindërve të tij si dhe 5 mijë euro gjësende të çmuara (ar dhe bizhuteri).
Megjithatë (është i mbytur në borxhe) ka dhe tre kredi./ Alsat.mk