Maqedoni

Tre vjet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona!

Sot mbushen 3 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 persona. Tragjedia ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit, menjëherë sapo kaloi pikën pagesore.

Komuna e Gostivarit edhe këtë vit ka paraparë aktivitete për të kujtuar viktimat nga kjo tragjedi.

Në ora 13:30 do të vendosim lule në vendin e tragjedisë në fshatin Llaskërcë, në ora 17:30 do të ketë tubim tek parku në qendër të Gostivarit, për t’i kujtuar viktimat e kësaj tragjedie dhe për të bashkë ndarë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre.

13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 51 pasagjerët në autobusin e “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar. Rreth orës 17:00, për arsye ende të paqarta, autobusi u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë me çrrastë 16 persona humbën jetën..