Republika e Shqipërisë po përgatit zgjerimin e listës së personave të cilëve u ndalohet hyrja në territorin shqiptar, e njohur si “Stop Lista”. Sipas informacioneve që disponon redaksia jonë nga burime jozyrtare, masat e reja pritet të përfshijnë edhe qytetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në organizimin dhe mobilizimin e protestave në Tiranë.

Vëmendje e veçantë, sipas këtyre burimeve, i kushtohet protestës së paralajmëruar për 28 Nëntor, e cila pritet të mbledhë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Burimet bëjnë të ditur se institucionet shqiptare po shqyrtojnë profilet e disa personave që dyshohet se kanë rol në organizimin e këtyre tubimeve. Në këtë kontekst, një grup i caktuar personash, sipas informacioneve të siguruara, vlerësohet nga autoritetet si i mundshëm për të pasur ndikime apo lidhje me qarqe të Lindjes së Mesme.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me zgjerimin e listës, emrat e personave që mund të përfshihen apo arsyet konkrete të masave të mundshme.

" "

Redaksia jonë do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe të kërkojë sqarime zyrtare lidhur me këtë çështje.

sqShqip