Rajon - Botë

Përfundon telefonata mes Biden dhe Putin, zbulohet se çfarë vendosën

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin këtë të shtune zhvilluan një bisedë telefonike 60 minutëshe pasi Uashingtoni dhe aleatët e tij paralajmëruan se forcat ruse mund të pushtonin Ukrainën.

Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi shumicën e stafit të ambasadës së tij të largohej nga Ukraina, duke shtuar thirrjet të premten që qytetarët civilë të largohen nga vendi brenda 48 orëve. Pentagoni tha se po tërhiqte nga vendi rreth 150 trajnues ushtarakë.

Përpjekja e fundit për të shmangur luftën është biseda e fundit telefonike mes Biden dhe Putin.

Përqëndrimi i forcave ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas dhe një rritje e aktivitet ushtarak aty ka nxitur frikën se Rusia mund ta pushtojë vendin, edhe pse kjo e fundit ka mohuar të ketë një plan të tillë.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron i tha Putinit se negociatat e sinqerta ishin të papajtueshme me një përshkallëzim të tensioneve në Ukrainë.

Sipas një zyrtari të presidencës franceze, Biden dhe Macron, do të flasin pas telefonatave të tyre të veçanta me Putinin. I njëjti burim deklaroi se nuk kishte të dhëna nga ajo çfarë Putin i tha Macronit se Rusia po përgatit një ofensivë kundër Ukrainës.

“Ne jemi jashtëzakonisht vigjilentë ndaj qëndrimit ushtarak rus për të shmangur më të keqen”, tha zyrtari.

Uashingtoni deklaroi të premten se pushtim i Ukrainës nga Rusia mund të fillojë në çdo moment dhe mund të nisë më një sulm ajror.