Shkolla e Hasanbegut ‘22 Nëntori” me krnari ka njoftuar se Edon Rexhepi, i cili diplomoi në Universitetin e Shkupit me notë 10.00 është ish nxënës i kësaj shkolle, transmeton portali Lideri.mk.
“Edon Rexhepi ish nxënësi ynë zgjidhet studenti më i mirë në fakulltetin ekonomik të Universitetit Kirill dhe Metodij me notë mesatare 10.00.
Kjo është gjenerata që na duhet”, shkruan në faqen e kësaj shkolle.
Edon Rexhepi është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës 2022–2026 në Fakultetin Ekonomik, pasi përfundoi studimet në drejtimin Financa me mesatare maksimale 10.00.
Arritja e tij u vlerësua edhe gjatë ceremonisë solemne të ndarjes së diplomave, ku Rexhepi mori mirënjohjen si studenti më i mirë i gjeneratës në këtë fakultet.
Rruga drejt këtij rezultati, sipas vetë Rexhepit, është ndërtuar mbi punën e vazhdueshme, disiplinën dhe përkushtimin gjatë të katër viteve të studimit, e jo vetëm gjatë periudhave të provimeve.
Interesimi i tij për ekonominë, bankat dhe tregjet financiare ka nisur që në shkollën e mesme, ndërsa gjatë studimeve është përqendruar veçanërisht në fushën e financave.

