Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj një pronari dhe drejtuesi të një kompanie, si dhe ndaj vetë personit juridik, nën dyshimet për evazion fiskal dhe falsifikim të librave afaristë.

Sipas hetimeve, gjatë vitit 2024, i dyshuari ka përvetësuar mallra tregtare në vlerë prej mbi 344 milionë denarësh, të cilat figuronin në stoqet e kompanisë, por nuk janë gjetur gjatë inventarizimit fizik dhe mungesa e tyre nuk është evidentuar në regjistrat kontabël.

Për këto mallra nuk janë llogaritur dhe paguar detyrimet tatimore, përfshirë TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat personale, në vlerë të përgjithshme prej mbi 100 milionë denarësh, duke i shkaktuar dëm Buxhetit të shtetit.

sqShqip