Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit
Ish-inspektori kryesor tatimor në Serbi, Duško Vuksanoviq, ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiq, duke i akuzuar për shkaktimin e dëmit prej më shumë se 1.2 miliardë eurosh ndaj kompanisë shtetërore “Telekom Srbija”.
Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe përfshin edhe ish-drejtorin e kompanisë, Predrag Qulibrk, si dhe drejtorin aktual, Vladimir Luçiq, përveç përfaqësuesve të kompanive të tjera dhe personave të paidentifikuar.
Sipas Vuksanoviqit, dëmi pretendohet të jetë shkaktuar gjatë periudhës 2018–2026, përmes një plani sistematik për dobësimin financiar të kompanisë. Ai pretendon se 780.7 milionë euro janë humbur përmes kontratave të mbipaguara, ndërsa 437 milionë euro të tjera përbëjnë humbje operative.
Në kallëzim përmenden dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndikim të paligjshëm, pastrim parash, mashtrim në veprimtarinë ekonomike dhe përvetësim.
Vuksanoviq pretendon gjithashtu se ka elemente të sabotimit ekonomik dhe të financimit të kufizimit të pluralizmit mediatik me para publike.
Deri tani, bëhet fjalë për akuza të paraqitura në kallëzimin penal, ndërsa pretendimet duhet të shqyrtohen nga organet kompetente.

