Aziri: Kovaçevski demaskoi funksionarët e BDI-së, me numrin e personave pa shtetësi
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri ka komentuar deklaratët e kryeministrit Dimitar Kovaçevski i cili deklaroi se sot se janë 20000 kërkesa për shtetësi që janë mbajtur në sirtarë e që nuk janë shqyrtuar fare, përcjell in7
Deputeti Aziri në një postim në facebook ka shkruar Kryeministri Kovaçevski demaskoi funksionarët e BDI-së, me numrin e personave pa shtetësi.
Postimi i plotë:
“Kryeministri Kovaçevski deklaroi sot se janë 20000 kërkesa për shtetësi që janë mbajtur në sirtarë e që nuk janë shqyrtuar fare!
Çdo koment për deklaratat e zyrtarëve shqiptarë të shumicës për numrin e personave pa shtetësi është i panevojshëm! E vërteta u tha! Mundë të jetë edhe më e hidhur!
Përfaqësuseit e shumicës shqiptare që manipuluan opinionin me relativizime numrash është mirë të kërkojnë falje!”, ka theksuar deputeti i ASH-së, Elmi Aziri. /in7.tv/