Plot 66,1% e ekonomive familjare në Maqedoninë e Veriut nuk kanë fëmijë në përbërjen e tyre, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostatit për vitin 2025.
Nga gjithsej 595.600 ekonomi familjare, në 393.400 nuk jetojnë fëmijë të varur ekonomikisht, ndërsa në 202.200 të tjera ka fëmijë.
Sipas statistikave, numri mesatar i fëmijëve për ekonomi familjare ka rënë nga 0,80 në vitin 2015 në vetëm 0,60 në vitin 2025.
Megjithatë, Maqedonia ka përqindje më të lartë të ekonomive familjare me fëmijë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian: 33,9% kundrejt 23,3% në BE.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se ekonomitë familjare në Maqedoni kanë mesatarisht 3,1 deri në 3,2 anëtarë, ndërsa në BE kjo shifër është rreth 2,3.
Shënim: Statistika për familjet pa fëmijë nuk nënkupton domosdoshmërisht se ato nuk kanë pasur fëmijë, por se në përbërjen e tyre nuk jetojnë fëmijë të varur ekonomikisht.

