Ali Ahmeti
NËNTORI NA BASHKON!
Sonte, në Negotinë të Pollogut, Vrapçisht në një atmosferë festive, mes nënave, motrave, grave dhe vajzave shqiptare, shënuam festat e lavdishme të Nëntorit.
Manifestimi i organizuar nga Forumi i Gruas dhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta pranë Bashkimit Demokratik për Integrim ishte një moment i bukur bashkimi, krenarie dhe respekti për vlerat tona kombëtare.
Gruaja shqiptare ka qenë dhe mbetet shtyllë e familjes, e qëndresës dhe e identitetit tonë kombëtar. Kontributi i saj në historinë tonë, në arsim, në shoqëri dhe në jetën publike meriton vlerësim dhe respekt të vazhdueshëm.
Nëntori na kujton rrënjët tona, sakrificat e brezave dhe përgjegjësinë për ta ruajtur e kultivuar trashëgiminë tonë kombëtare.
Mirënjohje organizatoreve dhe të gjitha pjesëmarrëseve që i dhanë kuptim të veçantë kësaj mbrëmjeje.
Gëzuar Festat e Nëntorit!

