Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën organet drejtuese. Me mbështetje unanime të kuvendarëve, Adnan Alija u zgjodh Kryetar i Degës, ndërsa pas tij u zgjodh edhe kryesia e degës.

Kryetari i Degës, Adnan Alija, tha para bashkëpartiakëve se Komuna e Gazi Babës është një nga komunat ku shqiptarët përballen me sfida serioze, por që rezistenca kombëtare është më e fuqishme se kurrë. Ai falenderoi bashkëveprimtarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm duke i ftuar për një angazhim edhe më të madh periudhën në vijim. Radhët e Lidhjes Shqiptare në këtë komunë janë shtuar në vazhdimësi duke e bërë subjektin më të fuqishëm në nivel lokal.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në fjalën e tij para të pranishmëve u fokusua në temat aktuale politike dhe goditjet e vazhdueshme që kjo Qeveri ju bën të drejtave dhe pozitës juridiko kushtetuese të shqiptarëve. Ai tha se nuk mund të ketë shtet unitar pa pasur dygjuhësi në të gjithë territorin e vendit. Kryetari Sela i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe problemeve lokale të shqiptarëve në Komunën e Gazi Babës, duke potencuar këtu edhe mohimin e të drejtës së arsimit në Gjuhën Shqipe në Idrizovë. Ai tha se Lidhja Shqiptare kundërshton ashpër fenomenin e rrezikshëm të shitjes së interesave kombëtare, të drejtave të fëmijëve dhe brezave që vijnë, për interesa personale e grupore të politikanëve dhe partive të tjera.

Me fjalë përshëndetëse para kuvendarëve të Gazi Babës u paraqitën edhe anëtarë të Kryesisë Qëndrore të cilët theksuan se paraqet kënaqësi të veçantë prezenca në këto vendbanime ku Lidhja Shqiptare vazhdimisht ka korrur fitore.

" "
sqShqip