Peticion për shkarkimin e drejtorit të shkollës “Bashkimi“
Një peticion online për shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi” është shpërndarë sot në rrjetet sociale. Në arsyetimin e peticionit thuhet se shkarkimi i drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi” në Gostivar për shkak të rastit të Ëmblës, duhet të shërbejë si shembull se diskriminimi në asnjë bazë nuk ka vend nëpër shkolla. Deri tani peticionin online e kanë firmosur mbi 1 mijë persona.
Nga ana tjetër edhe bashkëthemeluesi i Universitetit FON, Sefer Canovski publikoi se i inspiruar nga rasti i Ëmblës, do të hapë fondacionin “Sëeet Support Foundation”, një nismë afatgjatë për të ndihmuar fëmijët me vështirësi në zhvillim.