Ndryshon agjenda e qëndrimit të Jakup Krasniqit në Kosovë
Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë, ka pësuar një ndryshim në agjendën e tij.

Siç ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, ai pritet të largohet nga shtëpia në Velani të Prishtinës në orën 12:00, raporton Klankosova.tv.

Kështu së paku thuhet se ka mësuar Policia e Kosovës.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen Velani të Prishtinës, ku ka takuar vetëm familjarët e ngushtë.

" "

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqi, këto ditë është parë nëpër media duke pritur rrugëve afër shtëpisë në së vëllait të tij, e gjithashtu qëndronte në ballkonin e shtëpisë së vet, që të paktën ta shohë vëllain Jakupin, meqë ta takonte nga afër ishte e pamundur.

E sot, në pamundësi për t’i takuar nga afër, Krasniqi i ka përshëndetur me dorë nga oborri i shtëpisë së tij, familjarët tjerë që po e përcillnin atë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Kujtojmë se kjo vizitë shënon përmbylljen e qëndrimit të tij katërditor në Kosovë, i cili iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare. /Klankosova.tv

sqShqip