Këshilltari i VLEN-it në Komunën e Studeniçanit, Erduan Ali, ka bërë të ditur se ka konkretizuar iniciativën për bashkëpunim institucional ndërmjet Komunës së Studeniçanit dhe Komunës së Karatayit-Konya, me donacionin e parë: një kamion për grumbullimin e mbeturinave.

Sipas Alit, kamioni do të jetë në funksion të përmirësimit të shërbimeve komunale. Ai tha se synimi i bashkëpunimit është që të sjellë projekte dhe mbështetje konkrete për qytetarët.

Ali theksoi se, edhe pse VLEN është në opozitë në Komunën e Studeniçanit, kjo nuk i pengon të jenë aktivë, të marrin iniciativa dhe të kërkojnë mundësi për investime e përfitime konkrete për komunën. Sipas tij, angazhimi i tyre nuk kufizohet vetëm në rolin e opozitës, por shtrihet në çdo mundësi që është në interes të qytetarëve.

“Nuk besoj në politikën që përfundon te deklaratat. Besoj në iniciativa, bashkëpunime dhe rezultate që qytetarët mund t’i shohin dhe t’i ndiejnë në jetën e përditshme”, shkroi Ali në një status.

" "

Ai shtoi se pozita dhe opozita janë role politike, ndërsa përgjegjësia ndaj qytetarëve është obligim i përhershëm. “Qytetarët janë mbi politikën!”, përfundoi ai.

sqShqip