KUR ISH-NXËNËSET TONA ARRINË MAJAT E DIJES, KRENARIA E MEDRESESË NUK KA KUFIJ!

Ka arritje që e gëzojnë njeriun, por ka edhe të tilla që e mbushin me krenari një institucion të tërë arsimor. Një prej këtyre momenteve është suksesi i ish-nxënëses sonë, Herolinda Emini, pjesë e gjeneratës së dytë të maturanteve të SHAM “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave, e cila ka fituar titullin Doctor of Philosophy (PhD) në Sigmund Freud PrivatUniversität Wien (SFU), Vjenë – Austri.

Ky sukses është fryt i një rrugëtimi të gjatë studimor, përkushtimit, sakrificës dhe këmbënguljes, që kulmoi me marrjen e titullit të doktoratës në fushën e Psikologjisë.

Herolinda trajtoi temën shkencore:

" "

“Truri i fshehur: Studimi i marrëdhënies ndërmjet përpunimit të pavetëdijshëm emocional, stresit kronik dhe kontrollit kognitiv përmes EEG-së dhe matjeve psikofiziologjike.”

Për ne, ky sukses është shumë më tepër se një arritje individuale. Është dëshmi se farat e dijes të mbjella në bankat e Medresesë mund të japin fryte të çmuara, duke i çuar ish-nxënëset tona drejt horizonteve të reja akademike dhe profesionale.

Herolinda është krenaria jonë dhe një shembull konkret se puna e palodhshme, ambicia për dije dhe besimi në vetvete e çojnë njeriun drejt majave të suksesit.

Për nxënëset tona të sotme dhe gjeneratat që do të vijnë, suksesi i saj le të jetë një mesazh i fuqishëm: mos i kufizoni ëndrrat tuaja, mos u trembni nga sfidat dhe mos hiqni dorë nga synimet tuaja. Rruga drejt suksesit mund të jetë e gjatë, por çdo hap i hedhur me përkushtim ka vlerën e vet. Puna vlerësohet, dija shpërblehet dhe përkushtimi të çon drejt suksesit!

Ne jemi krenarë që Herolinda ishte pjesë e historisë sonë arsimore dhe i urojmë që dija dhe profesionalizmi i saj të jenë gjithmonë në shërbim të shoqërisë dhe njerëzimit.

Urime të përzemërta, Herolinda! Suksese të mëtejshme në rrugëtimin tënd akademik e jetësor! Zoti ta shtoftë dijen dhe ta begatoftë çdo hap të jetës!

Një sukses i yti, një krenari e jona, një frymëzim për gjeneratat që vijnë!

SHAM “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave, Gostivar

sqShqip