Dështoi shkarkimi i Dritan Abazoviqit
Në seancën e jashtëzakonshme, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk e kanë përkrahur rendin e ditës në kuadër të së cilës do të shqyrtohej shkarkimi i zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Nga 76 deputetë, 46 abstenuan, 19 pro dhe 11 kundër. Nesër pritet seanca e dytë, në të cilën do të diskutohet për nismën e lëvizjes URA të Abazoviqit dhe një pjese të deputetëve të opozitës për mosbesimin e Qeverisë. Zv.kryeministri Abazoviq tha se në seancën e nesërme të Kuvendit do të ketë madje më pak vota se sot për mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi. Ai tha se me rëndësi është të gjendet zgjidhje e qëndrueshme. Nga ana tjetër kryeministri malazez Krivokapiç tha se është i vetëdijshëm se nesër do të shkarkohet Qeveria e tij, ndërsa u apeloi qytetarëve që të mos dalin në rrugë.