Në botë ekzistojnë shumë sfida globale, por është mirë që Maqedonia është në tryezë dhe, së bashku me vendet e tjera, merr pjesë në zgjidhjen e këtyre sfidave globale, deklaroi sonte nga Berlini kryeministri Hristijan Mickoski, pas ngjarjes së organizuar nga kancelari gjerman Fridrih Merc.
“Ky do të jetë një dimër i vështirë, një dimër i vështirë kudo në Evropë, një dimër i vështirë edhe për Maqedoninë. Por ajo që është e rëndësishme është se po punojmë që qytetarët ta kalojnë këtë dimër ashtu siç i kalojnë të gjithë dimrat në kushte normale, pavarësisht sfidave në botë. Edhe pse do të thoja se sot në botë po zhvillohet një luftë e heshtur, e tretë botërore, ne prapë arrijmë të gjejmë një mënyrë, të krijojmë një strategji me të cilën do ta lehtësojmë standardin e jetesës së qytetarëve maqedonas”, thotë Mickoski në deklaratë.
Në këtë ngjarje, në të cilin u diskutuan sfidat globale dhe situata e sigurisë në botë, morën pjesë edhe negociatorët specialë të SHBA-së për Ukrainën, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, ndërsa presidenti amerikan, Donald Tramp iu bashkua gjithashtu në telefon për ta informuar atë mbi takimin e tij me presidentët e Rusisë dhe Kinës.

