Analisti politik, Sefer Selimi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me Artan Grubin, duke thënë se problemet e tij personale me drejtësinë dhe përfshirjen në Listën e Zezë amerikane nuk duhet të bëhen barrë e shqiptarëve.

Selimi ka rikujtuar edhe periudhën kur BDI-ja kishte pushtetin më të madh, duke pretenduar se në vend të zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve, Grubi merrej me çështje të tjera, përfshirë SRMN-në.

Sipas Selimit, Grubi nuk mund ta diktojë më politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut përmes përçarjes së BDI-së.

“Grubi ka hesapet e veta me drejtësinë dhe me Listën e Zezë amerikane. Këto janë hesapet e tij personale dhe nuk mund të bëhen barrë e shqiptarëve”, ka shkruar Selimi.

" "

Ai ka theksuar se çështja shqiptare është më e gjerë se BDI-ja dhe se nuk mund të identifikohet me interesat personale të një politikani.

“BDI është në opozitë, por çështja shqiptare shkon përtej BDI-së. E aq më shumë, përtej Artan Grubit”, ka përfunduar Selimi.

sqShqip