Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Arbër Ademit, i cili kërkoi veting. Nga VLEN thonë se në këtë mënyrë BDI tregon se nuk mund të akomodohet në opozitë.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Sa menduam se pas huqjeve të njëpasnjëshme dhe para debaklit që e pret më 19 tetor, BDI do të kishte marrë leksionin politik e moral, del sërish Arbër Ademi duke kërkuar mbështetje për ligjin për “veting”. Kështu tregojnë se asesi nuk mund të akomodohen në opozitë. Këto dalje të çakorduara janë vetëm autogola politikë, dëshmi e qartë se treshja në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela ka vetëm një shqetësim, mbijetesën politike”.

“Për cilin veting flet Arbër Ademi? Për atë që SHBA-të ia bënë Artan Grubit, të cilin sot e brohorasin nëpër tubime? Apo për vetingun që duhet bërë Ali Ahmetit dhe pasurisë së familjes së tij për firmat e fëmijëve, nipërve, dhëndurëve dhe miqve të tij, për veturat luksoze, qendrat tregtare dhe tenderët e fshehtë? Apo për Bujar Osmanin, që shpërndante tenderë për “rent-a-car” si bakshishe për rrethin e tij politik?”.

“Ku mbetën standardet ISO kundër korrupsionit që i reklamonit? A i përfunduat? A morët ndonjë përgjigje nga institucionet evropiane për letrat tuaja që ua dërgonit? Veting nuk bëhet me deklarata e fjalime, prandaj VLEN qëndron fuqishëm pas amandamentit kushtetues që i pret kohën korrupsionit, duke mundësuar që asnjë hajni politike të mos mbulohet me pluhurin e vjetërsimit”, thonë nga VLEN.

sqShqip