Njerëz zbatoni pak drejtësi mos harroni kështu ka rekomanduar i Madhi Zot
Ejup Berisha
Drejtësia nuk është më virtyt njerëzor të paktën jo në Ballkan por ajo është dhe ngelet vetëmse virtyt Perendie. I madhi Zot i ka rekomanduar njeriut që në reportet e tij me njerëzit e tjerë të jetë i drejtë apo ta zbatoj gjënë më të mirë apo dhe më të vlefshme drëjtesinë.
Nëse njeriu nuk mund të jetë maksimalisht i drejtë ateher ai duhet të jetë mesatarisht apo në shkalle te fundit ai duhet të zbatojë minimalishtë drejtësi sigurisht se në ndonjërin prej nënteksteve të Perendisë gendet edhe një rekomandim i tillë drejtuar njerëzve. Dhe sa po arrinë ti zbaton këto rekomandime të krijuesit të vet njeriu. Pyetje për një million dollarë apo dhe euro shpërblim A kemi drejtësi ne këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përgjigja fatkeqësisht është negative Jo pra këtu nuk ka drejtësi të paktën shpërblimin nuk do të mund ta marrin ata që do ti pergjigjen pozitivisht kësaj pyetjeje të parashtruar por gjithashtu fatkeqsisht me një million dollarë/ euro do te mund të shperblehen ata që do ti pergjigjen negativisht pyetjes në fjalë.Edhe njëher fatkeqsisht këtu në Republikën tonë ku jetojmë të gjithë ne bashkesite e ndryshme etnike gjashtë sa jemi prezent në këtë nënqiell shumica prej neshë pra këtu nuk po shohim dhe nuk po ndjejmë se ka drejtesi të paktën as mimimalishtë e lere më mesatarisht e sa për drejtësi maksimale as që bëhet fjalë.
E dhashë unë këtë përgjigje negative lexues të nderuar jo për ta marrë shpërblimin e majëm prej një milion eurove/dollareve por për ta thënë realitetin objektiv sepse duke e thënë një gjë të tillë ne mund të bëhemi të drejtë.Të tillë mund të bëhemi edhe duke apeluar deri te autoritetet kompetente dhe deri te bashkqytetarët tanë që të zbatojnë drejtësi të paktën nëse nuk munden shumë atëher le të zbatojnë minimum drejtësi.
Por me të burgosur të pafajshëm nuk ka drejtësi por fatkeqsishtë ka vetëmse padrejtësi dhe atë shumë të medha. Burgosja e një të pafajshmi të paktën edhe në kohzgjatje prej një sekondi të vetëm është padrejtësi shumë e madhe ndërsa burgosja e perjetshme e njerëzve të pafajshëm është jo vetëm tragjedi por kjo gjë është edhe një krim shumë i tmerrshëm.Këtu te ne nuk dihet sakt numri i të burgosurve të pafajshëm por edhe sikur vetëm një individ i vetëm të ishte kjo është një tragjedi tepër e madhe. E këtu në mesin tonë ka dhjetra të tillë të pafajshëm fatkeqsishtë gati të gjithë janë shqiptar që dergjen burgjeve dhe askush nuk brengoset për këtë fakt shumë të shëmtuar dhe tragjik.Pra meqë është fakt që ka dhjetra të burgosur të pafajshëm apel më i mirë dhe më i qëlluar do të ishte Lironi njerëzit e gjykuar dhe të dënuar padrejtësishtë dhe atë sa më shpejtë që është e mundur, sepse me vet faktin që ata janë të burgosur pa faj të njejtët janë të vrarë dyfish jo vetëm në zemër por edhe në shpirt.
Atëher çfarë është drejtësia?
Drejtësi është kur kujdesemi për lirinë dhe pavarsinë e njerëzve, drejtësia vazhdon të zbatohet kur ne vazhdojmë të kujdesemi për lirinë dhe pavarsinë e njerezve të tjerë.Më tej drejtësi është kur nuk ka të burgosur të pafajshem.ndërsa zbatimi i drejtësisë vazhdon kur nuk burgosen më kurrë njerëz të pafajshëm. Receta është shumë e lehtë ndërsa zbatimi i një gjëje të tillë në praktike akoma edhe më e lehtë vetëm duhet pak moral, vetëdije, ndergjegje dhe njerëzi.Pra njerëz mos ngurroni dhe mos hezitoni por sa me shpejtë zbatoni drejtësi.Me këtë do ta zbatoni një rekomandim shumë të rëndësishëm të të madhit Zot dhe do të marshoni rrugës së trasuar prej tij.Nga ana tjetër do ti ndihmoni njëri tjetrit që të jeni të lirë.