Kjo është super makina që Qeveria ia dhuroi Zaevit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut me anë të një vendimi i ka ndarë një makinë super luksoze Zoran Zaevit, pas dorëheqjes dhe largimit nga posti i kryeministrit.
Bëhet fjalë për një makinë “Skoda Superb” e vitit 2021. Sipas ndryshimeve në Ligjin për Qeverinë të bëra në vitin 2016, kryeministri i sapodorëhequr në këtë rast Zaev ka të drejtë ta përdorë këtë veturë për një kohëzgjatje për aq kohë sa ishte në krye të Qeverisë.
Më herët, në vitin 2020, kur Zaev dha dorëheqjen gjatë formimit të qeverisë teknike, iu shpërblye me një “Volkswagen Passat Limousine” prodhim i vitit 2018 dhe me kapacitet motori 2000 cm3.
Verën e kaluar, qeveria shpalli tender për 45 automjete luksoze Skoda Superb me vlerë 1.5 milionë euro pa TVSH. Makinat u morën me “lizing” me këstin mujor për një automjet është 60 mijë denarë me TVSH, ndërsa çmimi i përgjithshëm i një veture arrin rreth 40 mijë euro.