May 19, 2024
Maqedoni

Drejtori i ri Bekim Emini krijon atmosferë të re për investimet e huaja, takohet me biznismenin e njohur turk

Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit, Bekim Emini, sot mirëpriti biznesmenin Emrullah Turanli Pronarin e Kompanise TASYAPI INSAAT nga Turqia, dhe biznes partnerin e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Кamberi.
“TASYAPI INSAAT kompani është kompani që gëzon jetëgjatsi dhe seriozitet duke u shtrirë në mbare Botën, përvec se shume e suksesshme në Republikën e Turqisë ka për qëllim shtrirjen edhe ne Ballkan.
Temat kryesore në këtë takim ishin mundësitë e investimit në vendin tonë, kompanitë e vendit dhe funkcionimi i tyre”, njoftuan nga Agjencia për Investime të Huaja.