Ka ndërruar jetë Vlladimir Bllazhev – Panço, anëtari i grupit DNK i cili ishte lënduar seriozisht natën e 16-të marsit në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.
Një pjesë e mediave publikuan se Panço ka ndërruar jetë në orën 10 të mëngjesit, pas një trajtimi të gjatë në “Sistina”.
Nga “Sistina” shprehën ngushëllime deri tek familja e Panços, të afërmit e tij dhe deri tek të gjithë publiku nga vendi.
“Thellësisht bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e Panços, të afërmit e tij, si dhe me të gjithë publikun e Maqedonisë, pasi humbja është e madhe për të gjithë ne. Duke respektuar privatësinë e secilit prej pacientëve tanë dhe në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, nuk ndajmë informacione për pacientët”, informojnë nga “Sistina” për MIA-n.
Vdekjen e Panços e konfirmuan dhe nga Prokuroria Publike dhe informuan se do të lëshojnë një urdhër për autopsi, për personin për të cilin procedura u pezullua përkohësisht pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Panço, siç shkruajnë mediat, ka qenë në koma një kohë të gjatë, ndërsa për gjendjen e tij psikike ka punuar një ekip më i gjerë psikologësh dhe psikiatërësh. Ai kishte djegie të rënda në fytyrë dhe në duar.
Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars humbën jetën 62 persona, ndërsa 200 të tjerë u lënduan.