Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se BDI-ja do të befasohet në mënyrë të pakëndshme nga rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe se pas tyre do të merren me zgjedhje brendapartiake, në vend të llojeve të tjera të zgjedhjeve.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Mickoski sot gjatë vizitës së tij në repartin komplet të rinovuar të Klinikës për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv dhe qendër urgjente (TOARMIQU), duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nëse pret që të përfundojnë zgjedhjet lokale dhe pastaj të vendosë, theksoi se qëndrimi i tij është i qartë dhe preciz.

“Mendoj se isha shumë i qartë dhe preciz për këtë çështje. Më vjen keq që ende ka struktura në opozitë, në këtë rast Bashkimi Demokratik për Integrim, që në mungesë të projekteve dhe politikave reale, në mungesë të një plani për qytetarët nuk kanë mënyrë tjetër për të mobilizuar votuesit e tyre dhe i fyen përsëri, duke thënë se do të jemi në qeveri, kështu që do t’ju punësojmë, do t’ju japim tender, biznes, etj. Por mendoj se kjo nuk do të ndodhë, të paktën jo në mënyrën siç ata paralajmërojnë dhe mendoj se në këto zgjedhje do të befasohen në mënyrë të pakëndshme me rezultatin, që do të jetë në fund, kështu që mendoj se pas zgjedhjeve do të merren më shumë me zgjedhje brendapartiake sesa me lloje të tjera zgjedhjesh”, theksoi Mickoski.

Ai edhe më parë ka hedhur poshtë spekulimet se rezultatet e zgjedhjeve lokale do të çojnë në zgjedhje të reja në pranverë. Mickoski dje kujtoi se më shumë se 600.000 qytetarë në zgjedhjet vitin e kaluar, votuan për këtë Qeveri dhe prandaj ajo ka legjitimitet të plotë për të mbijetuar.

“E kuptoj që ka parti politike që, përveç përçarjeve dhe do të thoja provokimeve nacionaliste, nuk kanë asnjë program tjetër për të mobilizuar strukturat dhe votuesit e tyre. E vetmja gjë që mund të bëjnë është të përsërisin zgjedhje të parakohshme. VMRO-DPMNE i mundi bindshëm në vitin 2021 me një rezultat historik në zgjedhjet lokale, pastaj ishte në opozitë për tre vjet, pastaj erdhën zgjedhjet parlamentare, i mundi bindshëm me një rezultat historik. Sot ne jemi Qeveria. Ja sot, po del një PBB e rishikuar për vitin 2024 prej tre për qind, një nga më të mëdhatë në Evropë… Po shkojmë edhe përtej kësaj. Kjo është përtej të gjitha pritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse do t’i ndërprisnim të gjithë këta tregues pozitivë me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Si parti politike, ne e vendosim interesin shtetëror para emocioneve partiake, tha Mickoski dje pas takimit me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

sqShqip