Me datë 07. 11. 2026 më ora 19 në sallën e kinemas të vogël pran Qendrës kulturore për të rinjë në Shkup u mbajt premiera e shfaqjes teatrore “Rekrutimi“ që është adaptim i veprës origjinale “Next” të autorit Terrence Mc Nally, në regji të Nehat Memetit, në produksion të Q.K.A. “Talia“ dhe e financuar nga Ministria për kulturë dhe turizëm të R. Maqedonisë së Veriut, në kuadër të konkursit për vitin 2026.

Rolet në shfaqje i luajtën Nehat Memeti në rolin e Togerit Riç dhe Ylber Murtezi në rolin e Merion Huver. Për dallim nga vepra origjinale, në shfaqjen “Rekrutimi“ shtjellohet një situatë ku absurditeti i një sistemi byrokratik shëndrohet gradualisht në një dramë e ndërgjegjes njerëzore. Ky sistem individin e trajton si një objekt i cili gabimisht mer një ftesë për rekrutim.

Në qendër të konfliktit është Togeri Riç i cili ështe i detyruar nga eprorët e tij që të rekruton sa më tepër ushtarë që të jet e mundur . Përball kemi personazhin e Merionit i cili ishte i bindur se bëhej për ndonjë gabim, por kjo gjë nuk merej në konsideratë. Edhe problemet shëndetësore që ishin evidente dhe që kohë pas kohe i shfaqeshin nuk mund ta bindnin Togerin se ai nuk ishte i përshtatshëm për shërbim ushtarak. Mirëpo, për shkak të ngarkesës psikologjike edhe tek Togeri lajmëroheshin probleme shëndetësore Në këto momente të caktuara i ndihmonte Merioni. Nga nje antagonist tani ai mer funksionin e protagonistit duke treguar anën njerëzore të tij. Kjo ndihmë ndikon emocionalisht tek Togeri Riç. Ai,pranon se kishte urdhër nga eprorët për të rekrutuar sa më shumë ushtarë. Pranon se ky presion ia shkatërroi shëndetin dhe familjen, prandaj vendos të japë dorëheqje nga puna. Në këtë mënyrë ai e shpëton Merionin nga shërbimi ushtarak dhe zgjodhi të mos prodhoj edhe një viktime. Këto situata dramatike të cilat ndrrohen njëra pas tjetrës i japin shfaqjes një temporitëm dhe dinamikë të duhur gjë që e ngrisin shfaqen në nië nivel më të lartë artistiko estetik. Shfaqja ishte e sukseshme dhe interesante, kurse loja e aktorve bindëse dhe konkrete, prandaj nuk mungonin edhe duartrokitjet e publikut edhepse ishin në numër të kufizuar për shkak të hapsirës. Reprizat e shfajes për shkak të termineve dhe aktiviteteve të ngjeshura u mbajtën me : 8, 9, 10 Nëntor, ora 19. Shfaqja do jepet edhe në qytete tjera dhe në festivale.

I. Salihu

" "
sqShqip