Pagoi 6.800 euro për një “Audi A5”, por makina nuk ekzistonte në adresën e dhënë – mashtrohet 26-vjeçari nga Tetova!
Një 26-vjeçar nga rajoni i Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar për 6.800 euro, gjatë përpjekjes për të blerë një automjet “Audi A5” përmes një faqeje gjermane në internet.

Sipas denoncimit, më 26 tetor ai kishte gjetur një shpallje për shitjen e automjetit dhe, përmes një miku që jeton në Gjermani, kishte kontaktuar shitësin e pretenduar, J.L. (46). Palët ishin marrë vesh për çmimin prej 8.000 eurosh.

Reklamë

Fillimisht, i riu kishte paguar 800 euro kapar, ndërsa më 29 tetor kishte transferuar edhe 6.000 euro në një llogari bankare, pasi kishte marrë fotografinë e një kontrate të pretenduar shitblerjeje.

" "

Mashtrimi i dyshuar u zbulua kur shërbimi i transportit shkoi për ta marrë automjetin në Gjermani, por konstatoi se adresa ishte e rreme dhe personi nuk banonte aty.

Lexo edhe
Tetovari mashtron 49-vjeçarin për 6.000 euro, nuk ia pagoi dhe as nuk ia ktheu automjetin „Golf“
Rasti është denoncuar më 10 nëntor, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tij.

sqShqip