Në Prilep kemi realizuar një tjetër aksion konkret, gjatë të cilit janë konfiskuar 168,7 kilogramë duhan i prerë, për të cilin është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh.
Gjatë kontrollit janë identifikuar gjashtë persona që ushtronin shitjen e duhanit pa pulla akcize, ndaj të cilëve janë iniciuar procedurat përkatëse.
Ky aksion vjen pas ndërhyrjes së fundit ku u konfiskuan 135 kilogramë duhan i prerë. Dy aksione brenda një kohe të shkurtër, me një mesazh të qartë: tregtia e paligjshme nuk do të tolerohet!
Ne mbetemi të përkushtuar që përmes kontrolleve të vazhdueshme, veprimeve konkrete dhe hetimeve të thelluara, të mbrojmë interesin publik, të parandalojmë shmangien e detyrimeve ligjore dhe të sigurojmë konkurrencë të drejtë për të gjithë ata që punojnë në mënyrë të ligjshme.
Puna vazhdon. Përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit është mbi të gjitha!

