Maqedoni

VMRO insiston në zgjedhje parlamentare: Në vend të ballafaqimit me popullin, pamë kidnapim të deputetëve

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, në seancën plenare për zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, tha se qeveria e propozuar mund të jetë gjithçka, por jo edhe qeveri e ri.

“Sot kemi Qeveri që aspak nuk mund të paraqitet si e re, sepse të njëjtit njerëz shohim që bartin funksione edhe në Qeverinë e re”, tha Nikollovski duke shtuar se kjo është vazhdimësi e Qeverisë së re, transmeton TV21.

Kujtoi në seancën e thirrur ku duhej të votohej mosbesimi i Qeverisë, pasi siç aludonte opozita në atë periudhë, kishte siguruar 61 deputetë për të rrëzuar Qeverinë Zaev 2.

Nikollovski edhe sot tha se Kastriot Rexhepi, i cili nuk u paraqit në atë seancë duke mundësuar vazhdimin e Qeverisë Zaev 2, është kidnapuar.

“Kidnapohet deputetë i cili paraqitet në publik pas 5 ditës. Në vend se të ballafaqohemi me popullin, ne pamë kidnapim”, tha Nikollovski.