Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë të rinj 007.

Sekretaria e Inteligjencës së Shtetit (Side) e bëri të qartë që në fillim: ata që janë të interesuar të aplikojnë duhet të dinë se nuk ka orare të caktuara, niveli i angazhimit të kërkuar është jashtëzakonisht i lartë dhe rreziqet janë reale.

Nuk është një punë që duhet nënvlerësuar, ashtu si edhe kërkesat. SIDE po kërkon kandidatë me aftësi në analizën strategjike, operacionet, inteligjencën kibernetike, teknologjinë, gjuhët e huaja, studimet rajonale, kundërzbulimin dhe sigurinë.
Mijëra njerëz iu përgjigjën njoftimit brenda pak orësh. Mediat raportojnë se në më pak se 24 orë pasi u hap regjistrimi për Korpusin Kombëtar të Inteligjencës, ka pasur një bum të vërtetë aplikimesh: sipas Sekretariatit të Inteligjencës së Shtetit, kanë mbërritur mbi 40,000 kërkesa. Dhe ka ende kohë për të aplikuar, deri më 30 nëntor.

Procesi i përzgjedhjes, i hapur për qytetarët argjentinas, është pjesë e një riorganizimi të Sistemit Kombëtar të Inteligjencës i cili synon të forcojë transparencën dhe profesionalizmin e tij, duke prezantuar një rrugë karriere të bazuar në meritë, trajnim dhe rezultate.

" "

Sa i përket kritereve, institucionet kanë bërë të qartë se përveç aftësive, kërkesat për pjesëmarrje në konkurs përfshijnë shtetësinë argjentinase, një diplomë të shkollës së mesme dhe gatishmërinë për t’u zhvendosur në kryeqytet, Buenos Aires. Aplikantët do të duhet gjithashtu të kalojnë kontrolle mjekësore dhe sigurie , duke përfshirë një kontroll të së kaluarës.

sqShqip