MPB njofton se në territorin e Gjorçe Petrovit në Shkup, një 19-vjeçar ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga ish-partnerja e tij 17-vjeçare, transmeton portali Lideri.mk.
Drama e tij nuk ka përfunduar me kaq. Ish partnerja e revoltuar ka dëmtuar edhe derën hyrëse të shtëpisë të ish partnerit të saj, por dhe veturën e tij.

