A mund të “blihet” liria me garanci? Tortevski: Ligji nuk është diskriminues, është praktikë
Lirimi nga paraburgimi i Mijallkovit dhe Kamçevit, ka hapur çështjen se a mund të blihet liria me garanci në para dhe prona. Avokatët vlerësojnë se garancia nuk do të thotë “blerje e lirisë”.
Garancia e liron të akuzuarin nga paraburgimi por jo edhe nga dënimi. Garancia është shumë të cilën ne si shoqëri pajtohemi që i akuzuari mund të arratiset.
Gjykata e pranon garancinë duke pasur parasysh gjendjen e pronës së të akuzuarit dhe llojin e veprës penale. Por, parashtrohet pyetja çbëhet me ata që nuk kanë pronë e as para dhe nuk mund të ofrojnë garanci? A është ligji diskriminues në këtë aspekt?
Në Amerikë garancia mund të ofrohet vetëm në të holla. Gjykatësi ka edhe rregullore për lartësinë e garancisë. Ajo rregullore është e lidhur me Kodin penal dhe për çdo vepër është e caktuar shuma të cilën duhet ta paguajë i akuzuari nëse dëshiron të mbrohet në liri. Avokatët shtojnë se kodi ynë penal është shumë i komplikuar për shkak se ata që e shkruajnë marrin pjesë të caktuara nga Kodet tjera penale dhe krijohet huti. Shtojnë se është e gabueshme te ne që gjykata nuk e përcakton garancinë menjëherë, por ia lënë mbrojtjes që të ofrojë garanci. Për veprat penale terrorizëm, vrasje, pedofili, përdhunim nuk keni të drejtë të ofroni garanci.