Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se sot është mbajtur takim kushtuar Agjendës së Reformave, në të cilin janë shqyrtuar aktivitetet aktuale dhe zbatimi i reformave të planifikuara.
“Sot u mbajt një takim kushtuar Agjendës së reformave, i cili u përqendrua në aktivitetet aktuale, prioritetet dhe dinamikën e zbatimit të reformave të planifikuara”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.Ai theksoi se angazhimi ndaj procesit të reformës nënkupton një qasje të koordinuar institucionale, qëllime të përcaktuara qartë dhe hapa konkretë për të përmirësuar funksionimin e institucioneve.
“Vazhdojmë me punë të përkushtuar në reformat që janë me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, efikasitetin e institucioneve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, deklaroi kryeministri Mickoski në njoftim.

