Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për importin dhe eksportin gjatë muajit shtator tregojnë diferencën më të madhe historike mes tyre në favor të eksportit, vlerësoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar të dhënat e fundit të ESHS-së për importin dhe eksportin.

Ai e mbështeti këtë vlerësim me shifra konkrete.

“Ajo që mund të vërej është se kemi diferencën më të madhe historike mes eksportit dhe importit. Përkatësisht, në shtator eksporti është rritur me një normë prej 22 deri në 23 për qind në euro, ndërsa importi është rritur me një normë prej 8 deri në 9 për qind në euro, në kushte kur po përballemi me krizën më të madhe energjetike historike. I dini çmimet e derivateve të naftës. Pra, eksporti ynë po rritet shumë më shpejt sesa importi”, tha Mickoski.

sqShqip