Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, mëson „Skopje1“.
Sipas informacioneve jozyrtare, incidenti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë i ka paraprirë sulmit, nëse Azmanov ka pësuar lëndime dhe çfarë natyre janë ato.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për „Skopje1“ kanë konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se sulmi është denoncuar gjatë mëngjesit të sotëm.

