Maqedoni

Spasovski dhe Nikollovski mbeten, gjysa e ministrave të LSDM-së emra të ri

Të martën kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar.

Gjysa e kuadrove të LSDM-së janë emra të rinj, ndërsa nga ministrat e deritanishëm mbeten vetëm 4 përfshi edhe Lupço Nikollovskin i cili mësohet se do të propozohet për ministër të Bujqësisë.

Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit Sllavica Gërkovska (ish deputete)
Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi (vazhdon mandatin)
Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq (ish ministër i Drejtësisë)
Ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski (vazhdon mandatin)
Ministër për Punë dhe Politikë Sociale Jovana Trençevska (drejtoreshë e ISHP-së
Ministër i Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska (deputetet)
Ministër i Drejtësisë Nikolla Tupançevski (profesor universitar)
Ministër i Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska (deputete)
Ministër i Bujqësisë Lupço Nikollovski (rikthehet në Bujqësi)
Nga radhët e partisë Alternativa në bazë të marrëveshjes Zaev-Gashi, ministra do të propozohen Bekim Sali në Shëndetësi, Admirim Haliti në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor-përgjegjës për mërgatën. Nga radhët e BDI-së ndryshon pozicion vetëm Jeton Shaqiri, i cili pritet të propozohet ministër i Arsimit, ndërsa deri tani ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Goran Milevski mësohet se do të mbetet Ministër i Pushtetit Lokal, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare si pjesë e Qeverisë nuk do të ketë pozitë ministrore.

Seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën. Më 18 janar, Kovaçevski do të pret në takim homologun e tij bullgar, Kiril Petkov. / Alsat.mk