Ndërmarrja për shërbime funerale “Lira” nga Osjeku i Kroacisë ka filluar një fushatë të pazakontë dhe interesante për t’i paralajmëruar shoferët për rreziqet nga pirja e alkoolit, transmeton portali Lideri.mk.
“Pini dhe vozitni? Do të shihemi së shpejti!”, është pyetja dhe përgjigja që përmban reklama e tyre, e cila paralajmëron shoferët se nëse ngasin makinat në gjendje të dehur, së shpejti do të kenë nevojë për shërbimet e tyre funerale.
Kjo ndërmarrje është e habitur nga interesi i madh që ka hasur fushata dhe thonë se nëse kjo fushatë inkurajon qoftë edhe një person të mos ulet pas timonit nën ndikimin e alkoolit, ajo e ka arritur qëllimin e saj./Lideri

