Mbi një mijë lopë dhe mështjerra shetiten lirshëm nëpër Kriva Pallankë, duke e bërë këtë qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut të ngjajë me qytetet e Indisë. I vetmi dallim është se lopët në Pallankë nuk kanë eshtra dhe brirë të mëdha si ato në Indi, por janë sortë evropiane.

E nëse nuk jetoni në këtë qytet të vogël pamjet mund të ju duken idilike si në përralla. Por banorët që jetojnë aty thonë se po përjetojnë horor nga ky numër i madh lopësh që shetiten të lira, shkruan portali Lideri.mk.

Ata ankohen se lopët po ua shkatërrojnë të mbjellat bujqësore dhe janë duke u shkaktuar dëme të mëdha në pronat private dhe ato komunale.

Pas problemit shumëvjeçar dhe humbjeve gjithnjë e më të mëdha për banorët lokalë, Komuna i kërkon Qeverisë të shpallë gjendje krize për 30 ditë, me qëllim sigurimin e mjeteve shtesë financiare, kuadrit, pajisjeve dhe koordinimit ndërmjet institucioneve kompetente, për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

" "

Nga Komuna thonë se nuk mjafton vetëm mbështetja institucionale.

Komuna e Kriva Pallankës kërkon nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari që brenda një jave të dorëzojë një plan konkret operativ dhe të fillojë zbatimin e vendimeve të plotfuqishme të vitit 2024 për konfiskimin e kafshëve nga fermat e regjistruara.

Plani duhet të përfshijë aksione në terren, ekipe profesionale, automjete të specializuara dhe asistencë policore.

Nga Kriva Pallanka janë të prerë: zbatimi i vendimeve nuk duhet të shtyhet dhe as të kushtëzohet nga vendimi i Qeverisë.

Në të kundërtën, Komuna dhe qytetarët e dëmtuar paralajmërojnë ngritjen e kallëzimeve penale ndaj personave përgjegjës në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV)./Lideri

sqShqip