Shqipëri

Rama shpëton Bashën pas provokimeve/ Hedh gaz kundër demokratëve

Është hapur dera kryesore e selisë së Partisë Demokratike.

Mbështetësit e Sali Berishës kanë arritur që të hapin derën e fortifikuar dhe kanë hyrë në brendësi të saj, raporton A2.

Berisha niset drejt protestës, thirrje për vetëpërmbajtje

Sali Berisha tashmë i është bashkangjitur turmë së protestuesve, ndërsa theksoi se selia e Partisë Demokratike u takon demokratëve.

Ai më tej nga protestuesit kërkoi vetëpërmbajte.

Ish kryeministri Berisha më tej tha se do të mbetet protestë paqësore.

“I ftoj të gjithë të cilët do të shndërrojnë bunkerin në shtëpinë e lirisë, të ruajnë gjakftohtësinë…”, tha ai, njoftojnë mediat në Tiranë.