Çmime më të larta për parking në Tetovë

Së shpejti parkingu i zonave në Tetovë duhet të jetë me çmime të reja më të larta.

Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” mori leje për shtrenjtim me vendim të Këshillit më 28 dhjetor. Mbeten edhe disa procedura administrative që gjatë janarit të fillojë pagesa me çmime më të larta.

Në pajtim me çmimet e reja, parkimi do të shtrenjtohet për 10 denarë dhe në Zonën A në vend të 30, do të jetë 40 denarë për një orë, ndërsa në Zonën B në vend të 20 do të jetë 30 denarë.

Qëllimi i vendimit të tillë, siç thot drejtori i NP “Parkingu i qytetit”, Igor Dodevski, nuk është fitimi, por mbijetesa dhe funksionimi normal i ndërmarrjes.

Me vendim të komunës, deri në fillim të vitit shkollor, oborret e SHF “Liria” dhe gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, janë të hapura për parkim falas.