Ndërroi jetë ish ushtari i UÇK-së nga Likova, Rexhai Shaqiri
Ka ndërruar jetë Rwxhai Shaqiri nga Likova. Në vitin 2001 ai ishte pjesëtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në zonën e lirë të Karadakut, nga marsi e deri në përfundim të konfliktit. Gjatë tërë kësaj periudhe ai dallojej për shkathtësitë dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave ushtarake.
Pas konfliktit, shquhej si njeri i urtë dhr i afërt me bashkëvendasit, shokët dhe kolegët.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin e lindjes, Likovë, pas namazit të iqindisë.