Sot patëm një ditë jashtëzakonisht të suksesshme. Dita nisi me një takimi dypalësh me kryeministrin e krahinës së Nord Rajn Vestfalisë, e cila në thelb është edhe krahina më e pasur në Republikën Federale të Gjermanisë, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski i cili po qëndron për vizitë në Gjermqnk.

Ai theksoi realizimin e një takimi të dobishëm dhe frytdhënës, në të cilin janë theksuar marrëdhëniet e mira dypalëshe. ‘Është mirë të thuhet se Maqedonia është e vetmja nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar një marrëveshje për këtë lloj bashkëpunimi dypalësh dhe miqësor’, theksoi Mickoski.

Ajo që është më me rëndësi, Mickoski njoftoi se gjatë ditës u realizuan takime me një numër të madh kompanish të cilat ose janë tashmë të pranishme, ose dëshirojnë të hapin biznes tek ne. Mes tyre u veçua takimi me kompaninë “Geresheimer”, e cila tashmë ka bërë dy investime. Vlera e përgjithshme e investimit është rreth 120 milionë euro, ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve është rreth 300 persona.

“Por ajo që është më e rëndësishme është se ata kanë ambicie të bëjnë një investim të ri shtesë në një sipërfaqe prej 100.000 metrash katrorë, ku do ta rrisin numrin e të punësuarve deri në 500 persona dhe praktikisht do ta trifishojnë qarkullimin e biznesit të tyre tek ne, me çka do të kontribuojnë pozitivisht dhe do t’i shtonë vlerë PBB-së së Maqedonisë.

" "

Gjithashtu dëshiroj të paralajmëroj se, nëse çdo gjë shkon siç duhet, në dhjetor do të ketë tre kapacitete të reja prodhuese, të cilat në kapacitetin e tyre të plotë, kur të arrijnë pikun e investimit, do të punësojnë më shumë se 1.000 persona dhe, ajo që është më e rëndësishmja, në vende pune mirë të paguara.

Kështu që vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë këtu në Gjermani”, njoftoi Mickoski.

sqShqip