Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar miratimin e ligjit për transformimin e kontratave të punës në vendime të përhershme, përmes të cilit rreth 2 mijë shqiptarë të punësuar me kontrata në institucionet publike do të mund të fitojnë siguri të përhershme në punë.

Gjatë fjalimit të tij në Dibër, në shënimin e njëvjetorit të qeverisjes së kryetarit të komunës, Fisnik Mela, Mexhiti tha se VLEN po punon për zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve dhe përfundimin e pasigurisë së punonjësve të angazhuar me kontrata.

“Ne së shpejti sjellim Ligj për transformimin e kontratave në vendime të përhershme. Rreth 2 mijë shqiptarë janë aty që punojnë me kontrata, nuk i shohim si numra që t’i keqpërdorim nëpër fushata zgjedhore, por duam që me një vendim qeverie të marrin vendime të përhershme dhe të jenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se kjo nismë është pjesë e përmbushjes së Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se Qeveria tashmë ka paralajmëruar punësime të reja të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike, si dhe ka sjellë Ligjin për përfaqësim të drejtë.

" "

Mexhiti gjithashtu kritikoi opozitën shqiptare për qëndrimin ndaj ligjit, duke thënë se, “pavarësisht obstruksioneve, VLEN do të vazhdojë me realizimin e zotimeve të saj”.

Në fund, ai nënvizoi se Dibra mbetet një nga prioritetet e larta të koalicionit dhe të Qeverisë.

sqShqip