Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, njoftoi sot se pagat e të punësuarve në ushtri dhe në mbrojtje do të rriten për 10% duke filluar nga janari i vitit 2027.

Ai e vlerësoi këtë rritje të të ardhurave si një “hap historik”.

Misajlovski informoi se propozimi për buxhetin e vitit 2027 ka kaluar në seancën e fundit të qeverisë, pas së cilës do t’i dërgohet Kuvendit, ndërsa buxheti i ri parasheh mjete për pagat më të larta.

– *Pagat në ushtri dhe në mbrojtje rriten për 10 për qind. Kjo do të thotë rritja më e madhe historike në vlerë absolute. Kjo do të thotë se rritet paga bazë, por edhe të gjitha komponentët që përfshihen në pagë* – tha sot Misajlovski.

" "

Ministri theksoi se ky hap përpara është arritur përmes dialogut social dhe në bashkëpunim me sindikatat.

‘Kam premtuar shumë herë se do të punoj së bashku me sindikatat, së bashku me Ushtrinë, që kjo institucion të jetë më i miri në vend, dhe me këtë hap për sa i përket të ardhurave, ne vërtet bëhemi një nga institucionet më të mira në shtet. Urgjime gjithë të punësuarve, sepse ata e meritojnë, e meriton Ushtria, ne jemi Ushtri e NATO-s dhe këtë e arritëm përmes dialogut social’, theksoi Misajlovski.

Misajlovski shprehu falënderime për kryeministrin Hristijan Mickoski dhe për ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, për mbështetjen.

sqShqip