Si mund të ndikojë rezultati në komunën e Bërvenicës në dinamikën brenda koalicionit qeveritar dhe mes partnerëve, ka folur zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE, Dragan Kovaçki, transmeton portali Lideri.mk.
„Nuk do të mund të përgjigjesha tani, në këtë moment, në këtë pyetje. Do të duhet të bëhen analiza, do të duhet të bëhen vlerësime shtesë dhe më pas besoj se do të dalim me informacione konkrete”, tha Dragan Kovaçki – sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, në një deklaratë paksa më të butë në krahasim me kolegen e tij deputete, Dafina Stojanovski.
Ndryshe, nga VMRO-DPMNE gjithashtu se u vjen keq që VLEN-i në Bërvenicë e humbi mundësinë për të qenë ndryshe nga BDI-ja, transmeton portali Lideri.mk. Nga VLEN-i kundërpërgjigjen:
„Asnjë parti politike nuk i kontrollon votat dhe nuk mund të pretendojë se ato janë pronë e saj. Votat u përkasin qytetarëve, të cilët janë të lirë të vendosin se kujt do t’ia besojnë mbështetjen e tyre”./Lideri

