Për vozitje të shpejtë 271 sanksione në territorin e tërë shtetit
Gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrollit të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, janë dënuar 271 vozitës.
Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar. Siç informuan sot nga MPB, 89 vozitës e tejkaluan shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 182 jashtë vendbanimit.