Ejup Berisha

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Edhe 6 ditë këtu në RMV do të mbahen zgjedhjet lokale. Me këtë rast dua të themë se pushteti nëpër njësitë e vetqeverisjes lokale duhet tu besohet forcave politike që e meritojnë e jo atyre forcave të cilat nuk e meritojnë atë..Apo ai duhet tu takon atyre forcave politike të cilat e sollën risinë dhe të cilat e bënë ndryshimin e jo atyre që më shumë se dy dekada e instaluan e favorizuan apo dhe e ruajtën me xhelozi gjendjen e njejtë e të pandryshuar në skenën politike të vendit. Të parët janë pushtetarët e tanishëm e të dytët janë ish pushtetarët. Të parët në fakt e bënë revolucionin politik i cili e mundësoi ndryshimin e shumpritur dhe të domosdoshëm në skenën politike shqiptare e të dytet e patën vendosur dhe e mbajtën shumë gjatë në jetë sitemin e njejtë e të pandryshuar të qeverisjes këtu në vendin tonë. Besoj se e dini për cilat forca politike e kamë fjalën. Të parët janë VLEN e të dytët janë AKI-BDI. VLEN janë forcat bashkëkohore politike shqiptare këtu në vendin tonë ndërsa AKI-BDI është forca e vjetëruar dhe e harxhuar politike. Të parët janë shpresa e të dytët janë dëshprimi i shqiptarëve. Çka është më e rëndësishme VLEN e risolli Demokracinë dhe tolerancën te suspenduara e të munguara në ambientin politik dhe shoqëror shqiptar që nga viti 2002 e deri në vitin 2024, ndërsa AKI gjatë gjithë kësaj kohe shumë gjatë këtu e mbajti sistemin e mbyllur dhe të pandryshuar të qeverisjes autokratike i cili u shërbente vetëmse ish pushtetarëve shqiptar e jo edhe shumicës së qytetarëve. Deri më 19 tetor qytetarët shqiptar duhet ta kuptojnë se në zgjedhje besimin dhe votën duhet tua japin autorëve të risise më konkretishtë atyre që i sollën , ndryshimin e me këtë rast edhe demokracinë e jo atyre që i pamundësuan këto gjëra të cilat janë shumë të rëndësishme dhe tejet të domosdoshme për shqiptarët
VLEN është koalicion politik i cili në skenën politike u angazhua dhe bëri diçka të re, të vlefshme dhe konkrete për qytetarët shqiptar. Me ta në pushtet për këto 15 muaj ndryshoi jo vetëmse garnitura politike qeverisëse por me të njejtët ndryshuan edhe mentaliteti si dhe filozofia politike. Me VLEN po ndryshon edhe infrastruktura e vendbanimeve ku jetojnë shqiptarët. Kjo flet se forcat e reja politike u përqëndruan edhe në ekonomi apo më saktë edhe në investime e jo vetëmse në politike. VLEN investuan dhe po investojnë në rinovimin e vendbanimeve shqiptare. Fal kësaj gatishmërie sot po nedërtohet dhe po rigjallërohet gjithçka aty ku ka shqiptarë, apo gjithandej ku pushteti i mëparshëm nuk e bënte dot gjë. Kjo gatishmëri e VLEN-it duhet të çmohet dhe vlersohet në zgjedhjet e radhës me një votë e cila do të thotë besim dhe një.përkrahje e re dhe e merituar për koalicionin qeverises VLEN. Ndersa forcat e dyta politike duhet te ndëshkohen gjithashtu me votë apo me mosmarrje të besimit nga ana e qytetareve votues shqiptar dhe të njejtët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë akoma me meritë në opozitë. Në këto zgjedhje krahas politikanëve duhet të fitojnë edhe qytetarët nëse këta dinë ta bëjnë zgjedhjen e mençur dhe të duhur në ditën e votimeve e kjo e mban emrin VLEN e jo AKI-BDI.

sqShqip