AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pas numërimit të votave në shtab, ka shpërthyer festa, ndërsa Jahiji i shoqëruar nga funksionarë të tjerë të AKI-së kanë marshuar nëpër rrugët e Bërvencës.

Një moment i veçantë është kapur nga kamerat, ku shihet babai i Jahijit, i cili e përqafon dhe ia uron fitoren.

Ndryshe, pritet që KSHZ të publikojë rezultatet përfundimtare dhe të shihet se sa ka qenë diferenca në mes dy kandidatëve, Arkin Jahiji dhe Stojanço Radiçevski.

" "
sqShqip